Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajm aspak i mirë për peshëngritjen shqiptare.
Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit, lëndim që e ka lënë jashtë Kampionatit Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani.
Sportisti e ka bërë njoftimin në faqen zyrtare në "Facebook"
?Vendosëm që do tërhiqem nga gara pasi kam një inflamacion të tendindinës së gjurit nga ngarkesat stërvitore, pasi e shoh të arsyeshme mos dëmtohen më shume që të jem i gatshëm për garat e tjera. Edhe konsulta me doktorin italian ishte që të bëj pushim?, shkruan ai.
Kujtojmë që Qerimaj do të mungojë për shkak të dëmtimin ndërsa e vetmja peshëngritëse që do të përfaqësonte flamurin shqiptarë ishte Evangjeli Veli por që rezultoj pozitive ndaj substancave të ndaluara në testin anti-doping.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/goditet-peshengritja-shqiptare-erkand-qerimaj-demtohet-dhe-humbet-europianin