Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debatet për Teatrin Kombëtar e kanë zhvendosur në plan të dytë atë që ndodh me axhendën artistike të skenës së madhe po edhe të skenave të vogla të Teatrit Eksperimental, ku duke filluar nga sonte shfaqet ?Shumë zhurmë për asgjë? e Shekspirit.
Kiço Londo: Kemi një raport shumë të mirë me spektatorin dhe çdo gjë tjetër për ne është hi, nuk na intereson. Kur të vijë puna për të mbrojtur ëndrrat tona pa dyshim do të jemi aktiv.
Për një qytet me zhvillim normal të jetës teatrore, vënia e 2 pjesëve të Shekspirit në të njëjtën kohë, mund të quhej një sfidë snobe. Por nuk është ky qëllimi që e sjell Shekspirin në skenat e të njëjtit oborr në Tiranë si në Teatrin Kombëtar ku vazhdon të shfaqet tragjedia e ?Makbethit? edhe në Teatrin Eksperimental me komedinë e punuar nga regjisori italian Karlo Shakaluga.
Genci Fuga: Ne kemi fatin që të evoluojmë si personazhe flas, mund të startosh si vrasësh dhe të dalësh i pafajshëm në gjyq, mund të startosh pa dashuri dhe në fund fare mund të kesh shumë dashuri. Kjo është mbase një mrekulli që e ka teatrit.
Esela Pysqyli: Jam shumë e lumtur që kam këtë personazh dhe përfaqësoj femrat që duan të jenë të lira, që nuk duan të japin llogari por që e bëjnë këtë me humor jo vetëm me kokëfortësi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shekspiri-ne-mes-te-zhurmes