• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thekson se një skemë e tillë e taksimit të banesave që hyn në fuqi më 1 prill, në Suedi u shoqërua me revoltë dhe qeveria u tërhoq.

Haxhimali: Do t'i rikthehem taksës së biznesit me 0.2 për qind. Është e vërtetë që bizneset lehtësohen nga kjo skemë.

Sulçe: Pse nuk e mbledhin bashkitë?

Haxhimali: Para se t'i përgjigjem pyetjes suaj do të shkoj tek agjenti. Kemi insistuar disa herë që kjo taksë t'i lihet autoritet bashkisë bazuar në decentralizim. Ne bëmë gjithë atë reformë. Po performojnë mirë dhe kanë pasur rezultate të mira.

Ne kemi një progres shumë të mirë. Nga 2015-2017 ka pasur një progres shumë të mirë. Çështja e agjentit gjej rastin të të falenderoj që ia besuar pushtetit vendor këtë taksë.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/haxhimali-taksa-e-re-lehteson-biznesin-e-vjelin-bashkite

Category

📺
TV

Recommended