?Tërshëra nuk duhet ngrënë nga njerëzit?, është kjo deklarata e mjekut natyropat Arben Gjoni për sa i përket përdorimit të këtij produkti i cili së fundmi është vendosur edhe në menunë e çerdheve dhe kopshteve në vend. Sipas mjekut natyropat organizmi i njeriut nuk tret dot tërshërën nga mungesa e një enzime. Tërshëra, u shpreh Gjoni ka shumë vlera, por është ushqim për kafshët si gomari, mushka apo kali.
?Tërshëra nuk duhet ngrënë nga njerëzit. Është injorancë totale e shërbimit shëndetësor dhe e dietologëve që e kanë bërë , që fëmijët vazhdojnë të hanë tërshërë. Tërshëra është një fibër e cila kërkon një enzimë që të tretet. Atë enzimë trupi ynë nuk e prodhon dhe ndaj nuk e tresim dot , duke e kthyer në një ushqim intolerant për organizmin. Tërshëra ka shumë vlera por organizmi ynë nuk e thith dhe nuk e tret dot . Kali, gomari , mushka kanë dhëmbë shumë të fortë dhe e tresin tërshërën e bëjnë pluhur. Është pështyma e tyre që prodhon një enzimë e cila e shpërbën që në gojë. Pavarësisht se ne e bluajmë dhe e fusim në kos, por nuk i gjejmë dot këto enzima.?
Mjeku natyropat Arben Gjoni i ftuar në studion e emisionit Rreze Dielli në Report TV, foli mbi natyropatinë, disiplinën që praktikon mjekësinë komplementare. Shpesh e ngatërrojnë me mjekësinë popullore, por natyropatia është një disiplinë për të cilën përgatitesh në shkollë.