Skip to playerSkip to main content
  • 9 years ago
Aktivistë nga Shoqëria Civile janë mbledhur dje dhe sot për të protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Kukësi, të cilët dyshohen për shkatërrimin e pronës private dhe publike në Rrugën e Kombit.

Gjatë protestës së djeshme, ku veç aktivistëve dhe familjarëve, kishte të infiltruar edhe elementë politikë, të cilët në disa raste u etiketuan nga shoqëria civile dhe u ftuan që të mos e politizonin edhe këtë protestë, dëgjohet edhe një zë i dyshimtë që i drejtohet dikujt nga të pranishmit duke i përmendur paratë.

Në videon e siguruar nga Report TV dëgjohen këto thirrje:

?Pse nuk dilni te kryeministria??

?Poshtë Rama! Poshtë Rama!?

Deri në momentin kur një i pranishëm, i identifikuar si anëtar i FRPD-së, i drejtohet dikujt:

?Ça ke more burrë, se do i marrësh lekët, ça ke?.

Pamjet me video dhe audio flasin vetë.

Category

📺
TV

Recommended