• 9 years ago
Këto janë momentet e arrestimit të 58-vjeçarit Fatmir Cenaj në fshatin Rehovë të Poliçanit në Skrapar, i cili mëngjesin e sotëm plagosi rëndë me armë zjarri ish-kryeplakun e fshatit Jonuz Banaj.

Cenaj qëlloi me automatik Banajn, i cili u plagos rëndë në qafë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe humbjes së sasisë së madhe të gjakut ai ndërroi jetë. Pas informacionit të marrë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, për të nisur hetimet.

Nga hetimet e kryera mësohet se mes Banajt dhe Fatmir Cenajt, ka pasur vazhdimisht një konflikt për motive pronësie. Ndërkaq mëngjesin e të martës, Cenaj dhe ish-kryeplaku kanë shkëmbyer fyerje dhe sharje të rënda mes tyre. Pas debatit, autori i krimit mori këtë automatik në banesën e tij duke qëlluar drejt viktimës.

Banaj, mori një plagë në qafë ndërsa bashkëshortja e tij ish- infermiere u përpoq t?i ndalonte gjakderdhjen por pa ia arritur qëllimit. Policia arrestoi autorin e krimit me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Category

📺
TV

Recommended