Jonën e vogël e kam takuar rrugëve të Tiranës e cila me mirësjellje u kërkon kalimtarëve t?i blejnë një qese me biskota me dëshirën për të blerë një shtëpi. Ndaj, Report tv ka zgjedhur të kalojë një ditë pranë saj.
Pas shkolle, Jona njëjtë si ?Shitësja e vogël e shkrepseve? në përrallën e Andersenit del së bashku me të ëmën për të shitur biskotat.
Unë e shikoja që në familje ishin mundësitë shumë të pakta dhe mami me babin nuk m?i plotësonin të gjitha dëshirat dhe unë vendosa që të shisja bashkë me mamin biskota. Dhe unë nuk jam tekanjoze, që jo e dua patjetër diçka siç janë fëmijët e tjerë dhe do ja arrij qëllimit. Dua të arrij të blej shtëpinë time dhe të kem mundësi më të mira.
Jona gjatë intervistës për Report Tv
Jona e ka të qartë vizionin për të ardhmen.
Mua më pëlqen të bëhem si lali Eri se ai e ka bërë Tiranën shumë të bukur dhe dua që unë kur të bëhem kryetare bashkie ta bëj akoma edhe më të bukur.
Jona Dërka