• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Heroina e bosëve turq po shkëmbehet me hashashin e trafikantëve shqiptarë. Përpos disa mediave shqiptare, këtë konkluzion e bëri publik vetë Policia greke, e cila theksoi në raportin për vitin 2017, se Shqipëria është prodhuesi nr 1 i hashashit në Europë.

Trafikantët e mëdhenj të heroinës në Turqi kanë shkëmbyer drogën afgane me hashashin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar. Ky nuk është tashmë dyshim i disa mediave shqiptare, por një konkluzion zyrtar i Policisë Greke në një raport për trafikun e drogave vitin e kaluar.

Gazeta më e madhe në shtetin fqinj, ?Kathimerini?, shkruante se në raportin vjetor të vitit 2017, Policia greke theksonte se ishte vërejtur një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të kanabisit të papërpunuar, me origjinë nga Shqipëria.

Greqia është vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe tregtohet në Evropë nga "Boshti i Jugut të Ballkanit" dhe vitin e kaluar është konfirmuar se heroina në Turqi shkëmbehet me kanabisin shqiptar.

Si referencë e veçantë është dhënë konfiskimi i 6 tonëve kanabis në jug të Kretës e përvec drogës, shqiptarët dominonin edhe në vepra penale si grabitje dhe trafik të qenieve njerëzore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/raporti-trafikantet-turq-shkembejne-heroinen-me-hashash-shqiptar

Category

📺
TV

Recommended