• 9 years ago
Konsiderohen si sektorët më të vështirë të punës për shkak të rrezikut të lartë për aksidente dhe probleme të tjera shëndetësore, e megjithatë, 23% e punonjësve në kompanitë e minierave dhe naftës nuk deklarohen në shtet.

Ndërkohë që sindikatat kërkojnë që paga minimale në miniera dhe naftë të jetë 70 mijë lekë në muaj.

Ekspertët thonë se është e nevojshme ngritja e shkollave profesionale në qytetet ku ka aktivitet minerar dhe nafte, për të kualifikuar banorët e zonës që të punësohen në këta sektor. Një masë e tillë do të ndikonte jo vetëm në ekonominë e zonës, por edhe në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Megjithëse kontributi i sektorit të industrisë në punësim nuk është i lartë, sipas ekspertëve, në disa qytete, minierat dhe nafta janë të vetmet mundësi punësimi.

Sipas të dhënave, në industrinë nxjerrëse janë të punësuar rreth 8400 punonjës të rregullt.

Category

📺
TV

Recommended