Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Hipermarketi Megatek ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçar me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të mbështetur me mjete bashkëkohore studion e Arkitekturës dhe Peisazhit.
Presidenti i Megatek u shpreh se mbështetja ndaj arsimit profesional është prioritet i kompanisë.
Dionis Teqja: "Nëpërmjet kësaj marrëveshje e cila është një marrëveshje e 5-vjeçare do të bëjë të mundur mbështjetje cilësore për laboratorët tuaj të Arkitekturës dhe Peisazhit dhe nevoja të tjera."
Tani studentët e këtij universiteti kanë edhe një mjedis të gjelbër shplodhës falë investimit dhe rindërtimit të lulishtes me sistem vaditje moderne nga ana e Megatek.
Zv. Rektori i UBT-së u shpreh mirënjohës ndaj kompanisë për mbështetjen e dhënë ndër vite.
Bari Musabelliu: "Ne vlerësojmë që ecuria e juaj ka qenë e shkëlqyer dhe bashkëpunimi midis nesh do të jetë i shkëqyer."
Megatek është një nga shembujt më të mirë për modelet moderne të menazhimit, risive në produkte, inovacionit teknologjik që dëshiron ti vendosë në shërbim të të rinjve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/megatek-mbeshtet-me-investime-ubt-ne