• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe LSI e ka lexuar pozitivisht dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, deputetja e LSI, Klajda Gjosha tha se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, por nga ana tjetër ajo u shpreh se ky rekomandim duhet të shërbejë si një zgjim për qeverinë.

Deklarata për media e Deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha

Dëshiroj të falenderoj sot në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin Evropian si dhe Përfaqësuesen e Lartë Frederica Mogherini për Raportin e publikuar pak më parë mbi ecurinë e Shqipërisë për procesin e Integrimit si dhe për rikonfirmimin e Rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave, të cilin Shqipëria e ka marrë në Nëntor të vitit 2016.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, por në të njëjtën kohë është një detyrim dhe përgjegjësi e madhe për të përmbushur kriteret kyçe të këtij procesi

Ndërkohë që rekomandimi është njëra anë e medaljes, Mbledhja e Këshillit Europian në qershor mbetet një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare. Ndaj vullneti i mirë, serioziteti dhe modestia duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces.

Shqipëria sot ndeshet me shumë, sfida, ndërtimin e një shteti të drejte që nuk është peng i asnjë individi apo partie, e që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, pandëshkueshmëria, mosrespektimi i të drejtës së pronës, mbrojtja shtresave në nevojë si dhe ngritja e mekanizmave të kontrollit për lëvizjen e lirë dhe azilkërkuesit janë ende probleme serioze që cënojnë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjosha-rekomandimi-ta-zgjoje-qeverine

Category

📺
TV

Recommended