Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ BOOM ka vazhduar edhe sot pjesën e dytë të "luftës së varreve" mes dy familjeve në fshatin Bilaj të Krujës, ku tre fëmijë janë varrosur në të njëjtin varr.
Pasi dy familjet nuk gjetën zgjidhje mes tyre, çështja i ka kaluar edhe institucioneve shtetërore.
BOOM iu drejtua bashkisë së Krujës, pasi kryeplaku i fshatit Bilaj tha se bashkia ka dhënë leje. Gazetarja Arjana Loce kontaktoi në telefon me sekretarin e përgjithshëm duke thënë se nuk ndërhyjnë dot në këtë konflikt, pasi bashkia nuk ka kompetenca, sepse nuk bëhet fjalë për varrezë publike.
Konflikti mes dy fiseve katolike ka rënë në dorën e një myslimani. Prokurori Bujar Memia, në prokurorinë e Krujës, është besimtar mysliman i devotshëm dhe duke e kërkuar, denoncuesit i thanë se e gjen në xhami, se ka shkuar të falet. Para derës së xhamisë , në bisedë e sipër prokurori i thotë gazetares se është më mirë të merren me të gjallët se sa me të vdekurit, pasi në këtë kohë ka shumë probleme me të gjallët.
Ndërkohë Pal Perlesi i kërkon prokurorit se përse nuk e ka thirrur asnjë herë , por ka mbyllur hetimet brenda pak ditësh, por Prokurori është i vendosur, ndoshta edhe nga ana fetare, nuk është mirë të merresh me të vdekurit. Pyetja është kur Prokurorit si del koha për tu marrë me të gjallët, e jo më me të vdekurit, si i del koha të shkoj në xhami gjatë orarit zyrtar të punës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lufta-e-varreve-prokurori-kemi-halle-me-te-gjallet-sna-del-koha-te-vdekurit