Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Princesha 62-vjeçare e Tajlandës Maja (Maha) Çakri Sirindon po qëndron në Shqipëri në një vizitë që tentoi ta mbajë larg vëmendjes së medias, ashtu siç bën në fakt në çdo shtet të botës që viziton.
Princesha mësohet se fillimisht ka qëndruar në Tiranë, ku ka vizituar muzeun historik dhe me tej është ndalur në Shkodër, ku vizitoi muzeun Kombëtar të Fotografisë ?Marubi?.
E shoqëruar nga stafi i saj, ajo u prit prej drejtorit të muzeut, Luçjan Bedeni i cili e njohur princeshën Tajlandeze me historikun e fotografisë dhe pasurinë që ruan ky objekt i rëndësishëm, i kthyer në fokusin e çdo turisti vendas dhe të huaj.
Princesha Sirindon mësohet se është shprehur e impresionuar nga ajo çfarë ka parë në muzeun e fotografisë, ku u njoh me një pjesë të historisë së qytetit, por edhe Shqipërisë në periudha të ndryshme, nga e shkuara e deri në ditët e sotme.
Princesha e Tajlandës ka nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit, ku më herët ka qënë në Kosovë për të parë nga afër edhe atje disa prej vendeve historike dhe objektet e kultit, si xhamitë dhe Teqete, që janë një realitet tjetër prej besimit të saj Budist.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pa-buje-dhe-vemendje-princesha-e-tajlandes-viziton-shqiperine