• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se rregullohet me ligj, profesioni i ndërmjetësit ende nuk është i parashikuar siç duhet. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri nga 567 të licencuar, vetëm 73 prej tyre e ushtrojnë aktivitetin në mënyrë ligjore. Përmes ndryshimeve ligjore, ministria e Drejtësisë parashikon masa ndëshkimore në këtë sektor.

Në Shqipëri janë licencuar 567 ndërmjetës, por aktivitetin e tyre në mënyrë formale e ushtrojnë vetëm 73 persona. Në ndryshimet e propozuara nga ministria e Drejtësisë në ligjin aktual të ndërmjetësimit dhe në kuadër të reformës në drejtësi parashikohen afate kohore të qarta masat disiplinore për ushtruesit e këtij profesioni.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Komisionin Parlamentar të Ligjeve tha se nëse një ndërmjetës pas licensimit nuk ushtron aktivitetin e tij minimalisht në 2 vjet, do t'i hiqet licenca.

Gjonaj: Ministria e Drejtësisë nisur nga problematikat e hasura në praktikë nga zbatimi i tij dhe deri më tani sugjeron që pr/ligji të ketë parashikime specifike që sot mungojnë në projektligj lidhur me rregullat për pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe bëhet fjalë për ata që janë licensuar por nuk e ushtrojnë efektivisht profesionin e tyre ne kemi propozuar që për një kohë nëse ndërmjetësit nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pas licensimit pasi sugjerime deri në dy vjet licenca e tyre të hiqet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndermjetes-te-palicensuar-nga-567-te-licencuar-73-ushtrojne-aktivitetin

Category

📺
TV

Recommended