• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Negociatat janë e vetmja shpresë e Shqipërisë për të patur shtet të drejtë. Kjo ishte fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përpara se opozita të braktiste kuvendin. Kryeminsitri Edi Rama i kërkoi sërish opozitës që mos të lobonte kundër Shqipërisë në kancelaritë e huaja. Vendimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin e theu deputeti i LSI, Robert Bitri, i cili tha se edhe pse qëndroi në parlament, nuk ka ikur nga grupi parlamentar i kësaj force.

Opozita erdhi në parlament vetëm për fjalimet e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe asaj të LSI, Monika Kryemadhi.

Ata u shprehën se hapja e negociatave është e vetmja rrugë që Shqipëria të ketë institucione të besueshme.

Duke drejtuar gishtin nga Saimir Tahiri i cili u rikthye në parlament pas 6 muajsh, Basha u shpreh se me të në sallën e parlamentin dhe me kuksianët në burg, rrezikohet hapja e negociatave.

Basha: Dhe sot kjo sallë sot me Saimir Tahirin, brenda dhe kuksianët në burg, është shprehja më e qartë se ky Parlament, i dalë nga shit-blerja e votës dhe kjo qeveri dhe ky kryeministër të dalë nga paratë e drogës dhe të krimit, janë pengesa dhe barrierË kryesore për Shqipërinë europiane.

Më pas opozita u largua nga salla, por i vetmi që qëndroi ishtye deputeti i LSI, Robert Bitri, i cili i pyetur nga gazetarët tha se qëndrimi në parlament ishte veprimi i arsyeshëm. Bitri mohoi zërat e largimit nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parlamenti-me-dhe-pa-opozite

Category

📺
TV

Recommended