• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një apartament në lagjen Isa Boletini të Vlorës është përfshirë nga flakët. Dy bombola gazi kanë shpërthyer në një ndërtesë të ndodhur në katin e dytë të një pallati, por fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Në momentin kur të dyja bombolat e gazit kanë shpërthyer në banesë nuk ka patur persona në brendësi të banesës, ndërsa kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse.

Pikërisht ndërhyrja e ketyre të fundit ka bërë të mundur shuarjen e flakëve në banesë, duke shmangur dhe nje ngjarje më të rëndë, pasi janë rrezikuar banorët e pallatit, por edhe kalimtarët në zonë.

Dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, ndërsa hetimet kanë nisur për të saktësuar shkaqet e zjarrit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/digjet-banesa-ne-vlore

Category

📺
TV

Recommended