Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të paktën 15 denoncime ka marrë Policia e Shtetit, në lidhje me abuzimet me tollonat e karburantit, ndërsa ish-administratori gjeorgjian është marrë 2 herë në pyetje nga uniformat blu. Burimet policore thonë se kompania po shikon mundësinë e riparimit të dëmit financiar.
Pas bllokimit provizor të 70 pikave të shitjes së karburantit të kompanisë ?Gulf?, në Policinë e Shtetit kanë mbërritur 15 denoncime për mashtrim me tollonat.
Lajmi mësohet nga burime policore, të cilat thanë për Ora News se menaxheri kryesor i ?Gulf?, Albano Aliko, ndodhet në Tiranë.
Nga ana tjetër, të njëjtat burime saktësojnë se menaxheri i fundit i kompanisë, gjithashtu një shtetas gjeorgjian, është marrë 2 herë në pyetje nga policia.
Përfaqësuesit e ?Gulf? janë treguar të gatshëm që të riparojnë sa më shpejt të gjithë dëmin financiar prej 5 milionë eurosh që u shkaktuan subjekteve të ndryshëm privatë dhe shtetërorë në Shqipëri.
Nga këto, 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira.
?Gulf? ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin, ndërsa mashtrimi është kryer brenda pak ditëve, nga datat 15 prill deri në 19 prill.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gulf-15-denoncime-mashtrimin-me-tollonat