Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Shtëpitë Botuese zhvilluan panairin e përvitshëm në oborrin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Por edhe pse ulën çmimet deri në 50%, ata nuk mundën të tërhiqnin të rinj pranë stendave të tyre të cilat mbetën thuajse bosh.
Shtëpitë botuese e sollën më afër studentëve librin në Ditën Ndërkombëtare të tij, por stendat e tyre mbetën thuajse bosh.
Kjo ishte pamja që ofroi këtë të hënë oborri i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në panairin e përvitshëm të librit, ku të pakët ishin ata të rinj që u joshën nga uljet që shkonin deri në 50%.
Largimin e të rinjve nga libri e konfirmojnë edhe Shtëpitë Botuese, të cilat edhe pse kanë furnizuar tregun me tituj të rinj nuk kanë mundur të përmbushin pritshmëritë në shitje.
"Zero, nuk ka. Edhe në raport me vitin e kaluar ndjej një rënie, nuk ka interesim. As kanë pyetur a ka ulje".
Botuesit thonë se është teknologjia që i ka distancuar lexuesit ndërsa përmendin edhe arsyet ekonomike.
"Janë dy faktorë kryesorë, teknologjia që njerëzit e përdorin më së shumti por edhe ana financiare".
"Me shpresë që këto libra të ulur mund të gjenin një rrugë më të shpejtë tek studenti, i cili nuk po reagon në mënyrën që kishim pritur. Niveli i leximit në Shqipëri ka rënë në mënyrë drastike dhe kjo është e matshme me numrin e tirazheve që prodhohen nga shtëpitë botuese".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtepite-botuese-zhvillojne-panir-studentet-te-painteresuar