• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Botuesi Alfred Cako i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se nëse arrestohet Adriatik Llalla, do të ishte një shembull i keq për drejtësinë, ndërsa nënvizon se ai hyri në luftë me Iluminatin nëpërmjet sulmit ndaj Xhorxh Sorosit.

Pjesë nga debati:

Cako: Prokurori i përgjithshëm zuri atë pozicion që për mua gaboi. Ata që e sollën në pushtet, grupi i Berishës dhe i Metës, i shërbeu dhe nuk ka bërë ndonjë krim. Ky është një vendim i tij politik ndaj pushtetit botëror, me Iluminatin, përfaqësuesi i të cilit ishte Xhorxh Sorosin që bëri reformën në drejtësi bashkë me Rilindjen. Goditja kryesore që vjen, nëse do të vijë ndaj Adriatik Llallës siç ka paralajmëruar ambasadori amerikan, është se do të vijë me presionin e Rrugës së Elbasanit, për shkak se ai kërkoi hetime për grupin e naftës Bankers. Ky do të jetë një model i shëmtuar për politikanët e ardhshëm. Arrestimi i Llallës do të ishte një shembull i keq. Nëse do të arrestohej Llalla do të ishte kërcënim shumë i madh për drejtësinë e ardhshme shqiptare, do të tutelohej nga ndërkombëtarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cako-llalla-hyri-ne-lufte-me-iluminantin

Category

📺
TV

Recommended