Kur prokuroria e kriemve të rënda ende ska mbyllur hetim në lidhje me 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit në kapanonin e kompanisë Arbri Garden, vetë kompania ka nisur mbylljen e aktivitetit të saj tregtarë duke hequr një sërë pasurish dhe adresa sekondare
Në listën e aseteve të hequra janë automjete, furgon, kapanone dhe adresa sekondare të përdorura më parë nga subjekti.
Sic dhe shihni në këto dokumente të siguruar nga ReportTv në fillim të prillit më 5 prill 2018 subjekti Arbri Garden ka hequr tre adresa që i përkasin tre mjeteve të përdorura më parë prej saj përkatësisht: Kane ndodhur ndryshimet: eshte Hequr Adresa: " Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 796 IX; AA 365 RE, AA 794 SO.
Pork y sështë veprimi i fundit që ka kryer kjo kompani në qëndrën kombëtare të bizneseve, veprime të kryera në një kohë kur administrator i sa është në kërkim ndërkombëtar për llogari të një hetimi edhe me policitë partnere të shqipërisë.
Thuajse një javë më pas me të njëjtën kërkesë për mbyllje adrese dytësore, janë fshirë dhe adresat si më poshtë: Tregu Agro Ushqimore, Kapanoni C, nr pasurie 52/8, Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 083 GU; eshte Hequr Adresa: MAMINAS; Furgon AA 489 MA.