Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksportet ende mbahen në këmbë, pavarësisht pikiatës së fortë të euros, monedhë në të cilën kryhet ky aktivitet. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit për tregtinë e jashtme, ku konstatohet rritje e eksporteve gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Por në prill, ritmi i rritjes është ngadalësuar dhe arsyeja është pikërisht ecuria e kursit të këmbimit. Ndryshime ka edhe në gjeografinë e shkëmbimeve tregtare, ku eksportuesit po preferojnë më shumë tregjet evropiane, si Spanja e Gjermania e më pak ato të rajonit, si Kosovë e Maqedoni.

Pavarësisht rënies së euros që po penalizon jo pak eksportet shqiptare, ky zë ende po jep një kontribut pozitiv në ekonomi, duke qenë një ndër gjeneruesit e rritjes së saj. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti, eksportet e mallrave arritën vlerën 101 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 16.8 %, krahasuar me një vit më parë.

Por duke analizuar të gjithë muajt rezulton se ritmi i rritjes së eksporteve është ngadalësuar, duke reflektuar rënien e të ardhurave si rrjedhojë e dobësimit të fortë të euros, monedha kryesore me të cilën ne realizojmë këtë aktivitet. Sipas INSTAT-it, në muajin prill eksportet u rritën me 11.2%, që është ritmi më i ulët i muajve të parë të 2018-s. Në janar, rritja e eksporteve me bazë vjetore ishte 23.6%, në shkurt 18.7% dhe në mars me 14.5%.

Ngadalësimi i ritmit të rritjes së eksporteve, si pasojë e ndikimit të zhvlerësimit të euros pritet të ndihet më shumë gjatë muajit prill, ku pikiata e monedhës evropiane ka qenë edhe më e fortë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksportet-ende-mbahen-ne-kembe

Category

📺
TV

Recommended