Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Sot një ndërmarrje e cila realizon xhiro vjetore deri në 8 milion lekë në vit paguan 5% tatim mbi fitimin, e në rastin që të ardhurat janë 8 milion plus 1 lekë, atëherë shkalla tatimore është 15%. Në janar të vitit 2019 qeveria ka vendosur që të ndryshojë këtë kufi e ta çojë tatimin 5% për pragun deri në 14 milion lekë në vit.

?Tashmë ai që ka xhiro 14 milion plus 1 lekë paguan 15% tatim mbi fitimin. Kjo lehtëson barrën fiskale për shumë biznese dhe ul evazionin për kategorinë që kanë të ardhura në nivele poshtë 8 milion lekëve në vit?, tha Gjergj Buxhuku, administrator i ?Konfindustria?-s.

Por ekspertët thonë se kjo nisëm ka edhe risqe, siç mund të jetë copëzimi i ndërmarrjeve të mesme me xhiro më të madhe se 14 milion lekë, për të përfituar normë më të ulët tatimore.

?Administrata tatimore duhet të ketë më shumë kujdes dhe të marrë masa.?

Megjithatë kjo situatë ngre pikëpyetje mbi drejtësinë e taksës progresive, ku pagat e punëtorëve të shtresës së mesme tatohen më shumë se fitimet e biznesit.

?Duhet menduar për një rregull të kësaj, sepse penalizohet shtresa e mesme e popullatës me këtë tatim që është sot.?

Një biznes i cili ka një marzh fitimi prej 15% e që mund të fitojë për xhiron deri në 14 milionë lekë, rreth 2 milion lekë, me këtë taksë do të paguajë 10 mijë lekë tatim fitimi në vit. Ndërsa një punëtor me të ardhura mesatare 2 milionë lekë, do të paguajë 255 mijë lekë tatim mbi të ardhurat.

Category

📺
TV

Recommended