Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora News ktheu vëmendjen tek produktet që konsumojmë dhe zgjodhi qumështin për ta analizuar për aflatoksinë.

Zgjodhëm një firmë qumështi dhe e nisëm si dy monstra të ndryshme për laboratorin e ISUV-it por në fakt bëhet fjalë për firmën e qumështit ?Mireli? me datë skadence 06.05.2018.

6 shishet e qumështit, "BOOM" i ndau në 6 shishe qelqi nga 1 litër dhe i etiketoi Q1 dhe Q2.

Faza e parë e punës, blerja e qumështit dhe shisheve të qelqit dhe faza e dytë përgatitja e qumështit për tu nisur në laboratorin e ISUV-it.

Pasi përfundoi me përgatitjen e qumështit, pra hedhjen në shishet e qelqit, dy monstrat e të njëjtit qumësht të ndarë në 6 kampione, "BOOM" i çoi pranë ISUV-it.

Pas 7 ditësh, "BOOM" mori përgjigjet, ku rezulton që të dy monstrat kanë aflatoksinë mbi normën e lejuar. Kujtojmë që norma e lejuar në vendin tonë është 0.05 në produkt.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-qumeshti-mireli-ka-permbajtje-te-larte-aflatoksine

Category

📺
TV

Recommended