Njëmbëdhjetë policë mbetën të plagosur gjatë protestës së kësaj të shtune të organizuar nga opozita. Ky është bilanci i dhënë nga Policia e Shtetit pas përfundimit të saj. Policët e lënduar u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se policët janë plagosur duke kryer detyrën.
Kreu i Policisë së Shtetit flet edhe për plagosjen e kryeredaktorit të gazetës 'Rilindja Demokratike'.
"I uroj shërim të shpejtë qytetarit dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari".
Policia qëndroi në gatishmëri prej mesnatës së të premtes. 1500 policë u instaluan pranë institucioneve kryesore që në orët e para të mëngjesit, si Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Një kordon policësh qëndroi përgjatë bulevardit ?Dëshmorët e Kombit? deri tek hotel Rogner. Policia bllokoi kalimin po ashtu nga bulevardi ?Bajram Curri?. Aty u vendosën trupa të tjerë të policisë, të gatshëm për të mbështetur në çdo situatë.
Njësitë speciale të RENEA-s, FNSH dhe ato ?Shqiponja?, në total rreth 500 trupa, ishin vendosur përgjatë rrugës ?Papa Gjon Pali?, nga Piramida, deri tek ?Pallati i Kongreseve?.
Largimi i protestuesve la pas të rrezuara barrierat metalike të Bashkisë të vendosur për shkak të punimeve që po kryhen aty.
Tv Klan
Comments