Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht kërkesës pothuajse në grup të deputetëve demokratë, Lulzim Basha ishte kundër bojkotit të kuvendin, pas refuzimit të Ministrit Brendshëm Fatmir Xhafaj per t'u dorëhequr.
Deputet Flamur Noka, Klevis Balliu, Endri Hasa, por dhe shumë deputetë të tjerë kërkuan bojkot, ndërsa kanë deklaruara se opozita në kuvend është fasadë dhe askush nuk e dëgjon. Shqetësimin e deputetëve kryetari Basha e ka gjetur legjitimi, por mësohet se ai është shprehur se ky vendim do të rrezikonte integrimin.
"Levizja drejt bojkotit parlamentar në kushtet kur jemi investuar fort për hapjen e negociatave, rrezikon të devijojë vëmendjen nga çështja kryesore: që kemi një qeveri të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e droges"- mesohet të jetë shprehur Lulzim Basha.
Basha u ka sugjeruar deputetëve rrugën për të perdorur të gjitha format dhe menyrat demokratike si opozitë, strukturat dhe qytetarët për të bërë të qartë qëndrimin e prerë se largimi i Fatmir Xhafës është kusht i panegociueshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koha-e-rames-mbaroi-noka-propozon-bojkot-te-parlamentit