Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Është ky apartamenti që ndodhet në katin e gjashtë të këtij pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në të cilin u gjet një arsenal armësh, pushkë snajper, municione, veshje policie, silenciator e sende të tjera që dyshohet se janë përdorur për aktivitet kriminal.

Shtëpia në pronësi të Xhevahir Lushkës tashmë është sekuestruar nga një zyrë përmbarimore për llogari të një banke të nivelit të dytë, për shkak të mosshlyerjes së një kredie. Ende nuk dihen poseduesit e armëve, dhe kush e shfrytëzonte banesën.

Kjo pasi blerësi i saj prej kohësh jetonte në Itali.  Për të zbardhur autorësinë policia i ka dërguar për ekzaminim ato në laboratorin shkencor.

Më pas ato do të krahasohen me ato të personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale në Durrësi apo qytete të tjera.

Category

📺
TV

Recommended