Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjëherë nuk i dihet se çfarë të rezervon jeta. Pikërisht atëhere kur nuk e pret, mund të përballesh me gjëra të cilat nuk i ke menduar.
Kamera e emisionit BOOM ka udhëtuar në Pogradec, për të sjellë rastin e zotit Kostaq Marolli baba i një djali 32 vjeçar.
Çdo gjë në familjen Marolli shkonte mirë deri para 2 vitesh, kur djali i vetëm iu aksidentua me makinë dhe mbeti paralizuar.
Mjekët i dhanë lajmin se djali nuk do të lëvizte më asnjëhere. I ndodhur në këto kushte 70 vjeçari u mundua qe t?i lehtësonte sadopak jetën djalit, dhe mendoi të vendoste një ashensor deri në katin e 3 në mënyrë që djali të zbriste poshtë, pasi ka 2 vite që shokët e tij e zbresin në krahë, duke e mbajtur peshë karrocën.
Kostaq Marolli i drejtohet Bashkisë së Pogradecit dhe i thotë se do te vendosë një ashensor në shkalle, dhe kërkon informacion se me çfare dokumentash duhet të pajiset.
Pasi merr informacionin punonjësja e Bashkise formulon kërkesën dhe pas një jave Bashkia i kthen përgjigje se nuk ka nevojë për lejë ndërtimi. Zoti Marolli lidh kontratën me firmen e ashensorit kundrejt vlerës 6 mije euro, nga këto 5 milion e 400 mijë ia paguan menjehere firmes për të filluar punimet.
Por 2 ditë pasi filluan punimet IMT e Pogradecit i pezullon ato me pretendimin se nuk ka lejë për të vendosur ashensor dhe se fqinjet janë ankuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-fqinjet-ngujojne-32-vjecarin-e-paralizuar-spranojne-te-vendoset-ashensori