Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada italiane në Tiranë ka dërguar për një kurs 3 ditor 7 nxënës shqiptarë të gjimnazeve ?Ismail Qemali? dhe ?Themistokli Gërmenji? në qëndren e kërkimeve bërthamore në Gjenevë. Të rinjtë në CERN do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre në fizikën bërthamore, atomike si dhe do të vihen në sfidë me nxënësit e tjerë.
Fizika moderne zë pak hapësirë në gjimnazet tona pavarësisht interesit dhe kuriozitetit të nxënësve shqiptarë.
Ambasadori italian, Alberto Cutillo, i apasionuar pas Fizikës, i ka dhënë një mundësi të artë disa nxënësve dhe mësuesve që janë të interesuar në kërkimet shkencore.
Seksionet dygjuhëshe italo-shqiptare të 3 gjimnazeve, të Tiranës, Shkodrës dhe Korçës kanë arritur të krijojnë një observator astronomik, duke bërë të mundur që 7 nxënës të përjetojnë një eksperiencë unike dhe innovative në Qëndren Europiane për Kërkimet Shkencore në Gjenevë.
Gjatë këtij kursi, nxënësit do të mësojnë më shumë për fizikën atomike, fizikën bërthamore si dhe do të marrin pjesë në eksperimentet që do të zhvillohen në këtë qender.
Qëndrimi në CERN është një mundësi mjaft e mirë për të rinjtë shqiptarë për të marrë njohuri rreth shkencës moderne si edhe për të vënë në provë njohuritë e tyre me anë të sfidave përballë nxënësve të shtetësive të tjera.
Në fund të kursit, të gjithë nxënësit do t?i nënshtrohen një testi final për të zgjedhur 6 prej tyre që do të marrin pjesë në konferencen e CERN-it.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nxenesit-shqiptare-ne-cern