Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë 14 shoferë furgonësh që transportonin pasagjerë, pasi ndalonin jashtë stacioneve për marrjen dhe zbritjen e udhëtarëve duke shkaktuar rrezik për aksidente. Kontrollet u kryen në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Rrugorët thonë se problem janë edhe këmbësorët që nuk përdorin mbikalimet apo nënkalimet.

Policia penalizon drejtuesit e furgonëve që ndalojnë për të marrë pasagjerë jashtë stacioneve duke u bërë shkak për aksidente.

Në disa pika kontrolli përgjatë rrugës interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, Rrugorja ka gjobitur 14 shoferë që merrnin pasagjerë jashtë stacioneve përkatëse.

Policia tha e janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjobiten-furgonat-moren-pasagjere-jashte-stacioneve-ne-autostrade

Category

📺
TV

Recommended