Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Keni ndër mend të kaloni një fundjavë në mesin e një bukurie të virgjër fshatare? Nivica e Kurveleshit me gjithçka që ka dhe prodhojnë njerëzit e saj blegtorë e ofron të Festivalin e Panit.
Midis 9 dhe 10 qershorit në fshatin Nivicë të Kurveleshit të Sipërm organizohet për herë të parë Festivali i Panit.
Perëndia e lashtësisë greke rimerret për të nderuar në këto dy ditë-net jetën baritore të këtij fshati mjaft të rrallë për nga bukuritë në jugperëndim të vendit.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me bashkinë e Tepelenës po e çon më tej projektin e nisur një vit më parë në këtë fshat për një model të turizmit që lidh zonat bregdetare me ato malore.
Dhe pasi është restauruar një pjesë e qendrës së fshatit për ta kthyer në zonë turistike, po organizohet ky festival që përfshin një paradë të burimeve më të mira që ofron zona.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festivali-i-panit-me-ritualet-e-jetes-fshatare-te-nivices