Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë ndryshoi masën e sigurisë për Gridens dhe Marsel Allën, nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim Dejvis Bitraj që ndodhet në qeli kanë vrarë me thikë Mihalin në afërsi të stadiumit Dinamo. Gridens dhe Marsel Alla u arrestuan në Korrik të vitit të kaluar, për vrasjen e 21-vjeçarit, por u lanë të lirë me kërkesë të prokurorit Artan Lulo.



Ky i fundit ngriti ndaj dy të rinjve akuzën për moskallëzim krimi, duke mos i bërë bashkautorë në vrasje. Këmbëngulja e prindërve të 21-vjeçarit dhe dyshimet se prokurori Lulo u kishte mohuar drejtësinë, bëri që Prokuroria t?ia kalojë çështjen prokurorit Gjergji Tako.

Ai kërkoi ndryshimin e akuzës për të arrestuarit e tjerë dhe për rrjedhojë rikthimin e tyre në burg. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një verifikim për lirimin e tre personave pas kallëzimit të familjarëve të Marvi Mihalit.

Por Prokuroria nuk ka kërkuar ndryshimin e masës për personin e katërt, i cili u prangos për këtë ngjarje, Eugen Bitraj, i cili do gjykohet në gjendje të lirë.

Category

📺
TV

Recommended