Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi se fragmentarizimi i tokës bujqësore si pronë mbetet një pengesë shumë e madhe për zhvillimin e bujqësisë dhe fshatit në terësi.
Duke folur në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti Bujqësor, Ruçi tha se Kuvendi ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.
Ruçi: Aktualisht fermerët shqiptarë kanë më shumë se 1 milion prona të ndara dhe këto në 2-3 parcelëza. Kjo strukturë prone vështirëson intensifikimin e prodhimit dhe i mban fermerët shqiptarë jo konkurentë dhe nuk favorizon kështu produktivitetin. Kuvendi i Shqipërisë ka inkurajuar qeverinë që procesi i konsolidimit të pronës bujqësore të përfundojë jo më vonë se 2021.
Kjo masë do të ulë pasigurinë për pronën bujqësore. Operimi në bujqësi është ende në nivel embrionik. Alergjia politike ndaj ish-kooperativave nuk është një argument që të pengojë logjikën racionale ekonomike të koperimit dhe krijimit të shkallës në bujqësi pasi po ju risjell shprehjen që e përdorin ekonomistët me shumicë: Gjithçka është ekonomi or mik!
Një tjetër problem sipas Ruçit është mungesa e sitemit vaditës.
Ruçi: Gjatë qeverisjes 2013-2017 sipërfaqja e tokës bujqësore në sistemin vaditës është dyfishuar por ende ka mungesë të sistemit të ujitjes. Kanalet dhe rezervuaret për ujitje duhet të mirëmbahen dhe kjo kërkon më shumë vëmendje dhe burime financiare. Kuvendi dhe qeveria po këmbëngulin të realizojnë objektivin e tyre programor që në 2021 të ketë ujë në çdo parcelë.
Lidhur me subvencionet, kreu i Kuvendit tha se është e rëndësishme jo vetëm të jepen fondet por edhe të ketë kontroll mbi to për tu siguruar që mbështetja financiare për bujqësinë të shkojë tek fermerët dhe jo tek sekserët dhe abuzuesit.
Ruçi: Bujqësia e zhvillimit rural kërkojnë mbështje më të fuqishme përmes subvencioneve. Programi i qeverisë shqiptare i miratuar nga Kuvendi parashikon që në katër vitet e ardhshme për zhvillimin e zonave rurale të financohen 25 miliardë lekë. Kuvendi ka parashikuar dhënien e kësaj mbështetje buxhetore por edhe për të kontrolluar eficencën dhe ndikimin e saj për bujqësinë dhe fermerët.
Po bëjmë kujdes që subvencionet dhe mbështetja për bujqësinë të shërbejë si një nxitje për rritjen e koperimit, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e produktivitetit, konkurencës dhe sigurisë ushqimore.
Po bëjmë ligje, marrim masa e kontrollojmë qeverisjen që mbështetja financiare për bujqësinë të shkojë tek fermerët dhe jo tek sekserët dhe abuzuesit që janë mësuar dhe lejuar të pasurohen duke grabitur fondet për mbështetjen e fshatarëve tanë që rraskapiten në vapë dhe të ftohtë.
Ruçi evidentoi rolin e sektorit të bujqësisë në ekonominë e vendit dhe punësimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/Gjith%C3%A7ka%20%C3%ABsht%C3%AB%20ekonomi%20or%20mik!%20Ru%C3%A7i:%20Alergjia%20politike%20ndaj%20ish-kooperativave%20s'duhet%20t%C3%AB%20pengoj%C3%AB%20bujq%C3%...