Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punimet përgjatë autostradës Tiranë- Durrës janë ndërprerë gjatë mëngjesit të së premtes për të rinisur përsëri të hënën. Autoriteti Rrugor dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se ndalimi i punimeve është bërë për të lehtësuar qarkullimin e pushuesve gjatë fundjavës për në bregdet.
Brenda një javë në autostradën Tiranë-Durrës ka përfunduar riparimi i dy segmenteve Qafë-Kashar-Vorë deri në Maminas.
Gjatë mëngjesit të së premtes trafiku ka qenë normal përgjatë autostradës, duke qenë se punimet janë ndërprerë mëngjesin e së premtes.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe policisë rrugore kjo masë është marë me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës.
Autostrada do të jetë e hapur në të dyja drejtimet nga deri mengjesin e të hënës ora 06:00.
Aktualisht ka përfunduar ndërhyrja në segmentin më të dëmtuar të autostradës Vorë-Maminas dhe Qafë-Kashari Vorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qarkullimi-sot-ne-autostraden-e-riveshur-me-asfalt