Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Ministria e Brendshme reagoi pas publikimit të intervistës së zv/ ministrit Julian Hodaj, në të cilën ai citohej se në raste emergjence Shqipëria mund të mbajë deri në 600 mijë emigrantë duke iu referuar rastit të emigrantëve kosovarë në vitin 1999.

Ministria e Brendshme hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria të ketë si opsion ndërtimin e kampeve.

?Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë?.

Reagimi i ministrisë së Brendshme vjen pas intervistës së zv/ministrit Hodaj, për rrjetin televiziv gjerman ZDF, e transmetuar një ditë më parë me 19 Qershor. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se thëniet Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:

?Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh??.

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet nga televizioni gjerman se Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri.

Category

📺
TV

Recommended