Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtuesit po e shohin me interes mundësinë për të realizuar projekte në agroturizëm.
Në mbledhjen e fundit qeveria vendosi të ul TVSH në 6% dhe përjashtoi për 10 vite nga Tatim-Fitimi strukturat specifike akomoduese, siç janë resortet me 4 dhe 5 yje.
Arben Dervishaj e vlerëson pozitiv edhe vendimin për heqjen e detyrimit për të paguar tatim-fitimin për pronarin e truallit
"Qeveria po merr masa duke ulur tatimet ose duke e bërë pa tatim një pjesë të investimeve hoteliere. Investimi në agroturizëm është gjë e mirë dhe ndoshta dhe vetë ndërtuesit duhet të nisin të rishikojnë, sepse për hir të së vërtetës pjesën e ndërtimit qeveria po e taton.
Por përtej kësaj Dervishaj kërkon rishikim të disa taksave që janë barrë e rëndë për këtë sektor.Midis të cilave ndarjen në pjesë të taksës së infrastrukturës dhe heqjen e 3% për strehimin social.
"Rishikimi i pjesës së taksimit dhe tërheqja nga ligji që i kërkon ndërtuesve 3 % për strehim social "
Në muajt e parë të viti ndërtimi ka pasur një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit.Në tremujorin e parë 2018 janë miratuar gjithsej 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 101 leje të miratuara në tremujorin e parë 2017.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/subvensione-ne-agroturizem