Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Siguria e pushuesve është një nga prioritetet e këtij sezoni të ri, krahas luftës ndaj ndotjes nga ujërat e zeza dhe zhurmave.
Por në 15 km vijë bregdetare të Darzezës janë ngritur vetëm dy kulla vrojtimi.
Në atë të biznesit privat ka edhe vrojtues, ndërsa ajo e ngritur nga Bashkia Fier qëndron bosh.
Më shumë se 200 pushues kanë marrë ndihmë mjekësore pranë qendrës shëndetësore verore të ngritur në bregdetin e Darzezës në Fier prej 1 qershorit.
Mjeku Dritan Mnela thotë se nuk kanë munguar as urgjencat, ku në dy raste raste pushues kanë rrezikuar mbytjen!
Mnela: Deri tani raste kemi pasur dy raste në rrezik mbytje.
Qendra Shëndetësore verore shërben 24 orë në 7 ditë të javës, ndërsa shkaqet më të shumta që kanë detyruar pushuesit apo banorët e zonës të kërkojnë ndihmë mjekësore lidhen me kriza hiptertensive apo pickime nga insektet
Mnela: Kriza hipertensive dhe pickim nga insektet.
Në bregdetin e Darzezës në Fier ende nuk ka nisur fluksi i pushuesve kjo për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm.
Bregdeti i Darzezës frekuentohet kryesisht nga banorët e Fierit, por edhe të tjera nga Berati e Gramshi, ndërsa numri i pushuesve ditore rritet edhe për shkak të afërsisë me Apoloninë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-kulla-ne-15-km-plazh-privatet-vendosin-vrojtues-ne-darzeze