Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me dhjetëra automjete "Toyota Yaris" ndodhen në periferi të Tiranës në 3 servise pronarët e të cilëve ose janë arrestuar ose janë shpallur perosna në kërkim pasi akuzohen për sjelljen e shumës prej 3.4 milion euro në Shqipëri. Alban Mollaymeri dhe Edi Lika, mësohet se kanë sjellë automjete me porosi të Alfred Vladit, i cili gjithashtu ka një servis në Laprakë dhe është ende person në kërkim.

Ajo që i bashkon tre perosnat që akuzohen për shumën e eurove që u sekuestrua në portin e Durrësit për momentin është vetëm një, të tre si Mollaymeri, si Lika dhe Alfred Vladi zotërojnë nga një servis makinash në periferi të tiranës.

Siç e shihni edhe nga planet në servisin e Mollaymerit që ndodhet pranë kthesës së Kamzës. Pothuajese i gjithë parkimi mbizotërohet nga automjetet tip Toyota Yaris. Që pas arrestimit të 40 vjecarit Alban Mollaymeri, servisi qëndron i mbyllur ndërsa në banesë gjithashtu nuk ndodhet askush.

Edhe porositësi i automjeteve 33 vjeçari Alfred Vladi zotëron një servis në Laprakë sic duket edhe nga ky ekstrakt i QKR.

Ndërkaq, në një tjetër zonë periferike të Tiranës, në Allias, afër "fushës së druve" ndodhet edhe servisi i 41-vjeçarit Edi Lika, që më herët ka mbajtur mbiemrin Cani.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhjetera-toyota-yaris-ne-serviset-e-te-arrestuarve

Category

📺
TV

Recommended