Këshilli Europian vendosi të martën që t?i japë kohë vetes edhe 12 muaj përpara se të marrë vendimin për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kur kanë kaluar dy ditë nga ky vendim në vetë gjirin e BE-së ka ende paqartësi për shkaqet e shtyrjes.
Agjencia e lajmeve ?Reuters? raportoi se gjithçka kishte të bënte me shqetësimin e Presidentit francez Macron se hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë do të rriste elektoratin e forcave kundër ?emigracionit në prag të zgjedhjeve të Majit për Parlamentin Europian.
Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Mikael Roth u shpreh për ?DW? se njëra nga arsyet s?kishte të bënte aspak me dy vendet, por me tronditjen e BE ?së nga krizat dhe hallet e veta. Tjetra arsye me dyshimet e disa vendeve se s?janë realizuar detyrat. Por ai përmbushi në të vërtetë Shqipëria kriteret e vendosura nga Komisioni Europian, apo ajo u penalizua nga hallet e Francës apo problemeve antieuropiane që ka vetë në gjirin e tij unioni dhe aq me tepër të një fryme antishqiptare në disa vende të BE-së?
Për kriteret komisioni foli me 17 Prill.
Po pavarësisht bërjes së detyrave, vendimi u shty me 1 vit. Një afat të tillë Bashkimi Europian nuk e ka vendosur në asnjë rast më parë. Kur Mali i Zi i përmbushi detyrat, vendimi u shty me 6 muaj. Për Serbinë hapja ishte e menjëhershme.
Kur vjen puna për Shqipërinë, vendit me pro-europian në rajon, Brukseli është treguar më rigoroz se me çdo vend tjetër edhe më parë. Kusht pas kushti ai shtyu për disa vite me radhë statusin. Ndërsa tregoi dy standarde në liberalizimin e Vizave. Shqipërisë iu kërkua përmbushja e të gjitha kritereve dhe lëshimi i një numri të caktuar të pasaportave biometrike, ndërsa Maqedonisë vizat iu hoqën edhe pa i plotësuar kriteret.