Artroza ose më mirë osteoartroza është një patologji që prek sistemin muskuloskeletik. Ajo karakterizohet nga brejtja me kalimin e viteve e kërcit që ndodhet në zonën ku bashkohen kockat midis tyre. Ndërkohë që osteoartroza mund të ndodhë në çdo nyje, osteoartriti i gjurit është forma më e zakonshme e shfaqjes së saj. Në fakt, osteoartroza është më shumë një proçes, sesa një sëmundje dhe gjithashtu është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së aftësive fizike të njeriut.
Personat më të goditur janë ata mbi 45 vjeç, por dhe mosha më të reja. Gjithashtu, mund të preken meshkujt dhe femrat. Artroza është forma më e shpeshtë e artritit dhe shkaku më i shpeshtë i paaftësisë në botë. Pas gjunjëve, më të prekur janë baçini, bërrylat dhe kolona. Shfaqja kryesore klinike e sëmundjes është dhimbja. Dhimbja shkakton kufizime të lëvizjes dhe të aktiviteteve të përditshme duke dëmtuar kështu cilësinë e jetës së pacientit, me impakt social dhe ekonomik.
Por, një sëmundje që deri tani ka patur si kurë ushqimin, sportin dhe metoda të tjera alternative, tashmë e ka një armik dhe ky quhet ARTHRYL. Ky i fundit është produkti më i ri i prezantuar nga kompania "Mylan", që vepron në Shqipëri dhe Kosovë.