Në 2016 e përjavshmja ?Time? e renditi Elena Ferranten në listën e 100 personazheve më me ndikim në zhvillimet politike, ekonomike sociale dhe kulturore në botë. Po atë vit u zbulua edhe identiteti i vërtetë i shkrimtares italiane, që deri më herët kishte shkruar me pseudonim, e njohur ndërkombëtarisht për letërsinë e saj.
Për lexuesit pati një frikë se ajo do të braktiste shkrimtarinë, por edhe rubrikën e saj të përjavshme në ?The Guardian?, ndër më të pëlqyerat në shtypin britanik.
Kjo nuk ndodhi, Elena Ferrante vazhdon të shkruaje sikundër krijimtaria e saj vazhdon të përkthehet në gjuhë të ndryshme. Për lexuesin shqiptar ajo mbyll sagën napolitane me ?Historia e vajzë së humbur?, i katërti i ?Mikeshës gjeniale?.
Shkrimtaria e Elena Ferrantes për botuesen në shqip është më shumë se një histori mikeshash nga fëmijëria në pleqëri.