Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ BOOM i është rikthyer edhe njëhërë rastit të shtetasit Teki Hoxha, i cili denoncoi disa muaj më parë, duke kërkuar të zbardhet e vërteta në lidhje me dënimin e padrejtë të tij.
Ai u dënua me vendim të formës së prerë me 4 muaj burg. Më pas BOOM publikoi investigimin dhe bashkë me avokatin Idajet Beqiri kërkuan pezullimin e ekzekutimit me burg për një afat të caktuar për të kërkuar kështu paralelisht dhe përshpejtim në gjykatën e lartë për trajtimin e këtij rasti.
U bë gjyqi në Berat dhe gjyqtari Durim Hasa vendosi, shtyrjen e afatit të ekzekutimit të vendimit, por Prokurori i Beratit Dritan Gripshi e apeloi në Vlorë këtë vendim. Këtu duket hakmarrja e prokurorit, i cili nga njëra anë pranoi që nëse do e kishte bërë babai këtë denoncim, atëherë çështja kompromentohej dhe nga ana tjetër, nuk e pranoi që në njëfarë mënyrë mungesa e hetimeve të plota kishte sjellë dënimin pa prova të Teki Hoxhës.
Ndërkohë Tekiu tre ditë para se ti vijë vendimi i Vlorës, që rrëzon vendimin e gjykatës së Beratit, është martuar dhe tani i bie që muajin e mjaltit ta kalojë në burg.
Teki Hoxha: Pas disa seancave gjyq që ka bërë avokati im me gjyqtarin e nderuar Durim Hasa ka dhënë provat që unë e kam nënën e sëmurë dhe unë jam ai që kujdesem për ta se vëllai i vogël nuk mundet të punoj dhe bashkëjetesa ime me një vajzë, pasi kam nisur jetën timë, gjyqtari dha një vendim që të më shtyheshe 3 muaj ekzekutimi i vendimit, pra të mos shkoja në burg, sa të rregulloja disa gjëra dhe prokurori i Beratit që vetë e tha që nëse denoncimin eka bërë babi atëherë kompromentohet çështja dhe ju vetë si emision e zbuluat këtë fakt, te drejtoria e policisë që denoncimine ka bërë babai që kërkon të më vrasi djali. Tani prokurori ka bërë apelim në gjykatën e Apelit për të ma rrëzuar çështjen prapë. Prokurori po këkron një hakmarrje të pastër mesa shoh unë. Çështja kaloi në Vlorë. Vajti avokati dhe Vlora kërkesën që kam bërë unë e rrëzoi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hakmarrja-e-prokurorit-ndaj-teki-hoxhes-pas-denoncimit-ne-boom