?Opera in Jeans? ishte produkti artistik i përzgjedhur nga Teatri i Operas dhe Baletit për ta interpretuar në Vlorë. Në skenën e ngritur në sheshpushimin para Shkollës së Lartë të Marinës erdhi koncerti që edhe pse në titull ka fjalën opera, shkon përtej muzikës klasike.
Ndryshe nga premiera e Tiranës, për qytetin bregdetar, repertori shkoi deri në muzikën e krijuar nga Beatles apo Ennio Morricone.
Orkestrës së Operas dhe Baletit, iu bashkuan, si të ftuar, instrumentistë që kryesisht i kemi parë në formacione të muzikës moderne.
Publiku ishte surpriza e kësaj mbrëmjeje. Karriget nuk mjaftuan. Vendas, vizitorë e pushues e ndoqën në këmbë.
Në Butrint është menduar të kërcehet ?Monger?. Në Durrës serish me ?Opera in Jeans?.