Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
I ndodhur prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha mori pjesë në evenimentin e Institutit ?Hudson? ku u diskutuan sfidat me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut. Për kreun e demokratëve, Nato është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në Ballkan.

 ?Janë llojet e reja të kërcënimeve; terrorizmi, sidomos ekstremizmi i dhunshëm; sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar, rrjetet kriminale transnacionale dhe pastrimi i parave; por gjithashtu fushatat propagandistike dhe dezinformuese. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sistemet tona, shoqëritë tona, vlerat tona përmes ndërhyrjeve jo-ushtarake. Ato dobësojnë dhe shkatërrojnë shoqëritë tona duke minuar demokracinë, sundimin e ligjit, besimin social dhe vlerat shoqërore.?

Ndaj dhe në funksion të sigurisë së rajonit, Basha foli për anëtarësim të të gjitha vendeve të cilat nuk janë pjesë e NATO-s.

Në funksion të sigurisë për rajonin Basha tha se dhe anëtarësimi i të gjitha vendeve të rajonit në NATO është një garanci më shumë në funksion të sigurisë.

?Shqipëria është anëtare e NATO-s, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Maqedonia do të bëhet anëtare së shpejti, Kosova qartë dëshiron të bashkohet nëse i jepet mundësia. Kjo e vendos NATO-n në një pozicion unik dhe i jep të gjitha levat dhe mjetet për të adresuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga ky rajon në burim, në veçanti konfliktet etnike, ekstremizmi fetar, rrjetet e krimit të organizuar, kapjen e shtetit.?

Në evenimentin e organizuar nga Instituti ?Hudson? ishin eurodeputetë si dhe anëtarë të Kongresit Amerikan,  senatorë, drejtues të administratës amerikane, akademikë e gazetarë.

Category

📺
TV

Recommended