Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhunimi i një kolegu dy ditë më parë nxori në protestë para bashkisë dhe spitalit të Vlorës taksistët e licencuar.
Një përfaqësi e tyre u takua me kryebashkiakun e Vlorës dhe drejtuesit e policisë së qarkut, të cilëve taksistë e licensuar u kërkuan goditjen e aktivitetit të paligjshëm të taksive pirate që veprojnë në qytetin bregdetar.
Dritan Leli: Heqim nga qyteti këtë plagë të rëndë të krijuar me vite.
Më herët teksa qëndruan të heshtur para spitalit të Vlorës, taksistët thanë se çdo ditë janë të rrezikuar nga rastet e dhunës. Ata kërkuan nga policia të hetojë deri në fund goditjen e kolegut, autori i të cilës është lënë i lirë
Taksist: Në Shqipëri nuk paguhen rregullat dhe ligjet.
Taksisti Krenar Betaj u dhunua dy ditë më parë nga një person që punonte si taksi e palicencuar në lagjen 24 Maji të qytetit bregdetar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/proteste-pas-dhunes-se-piratit