• 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konfindustria ngre si shqetësim faktin se ekonomia shqiptare po përkeqësohet. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se në treg mungon konkurrenca e ndershme ndërsa miratohen ligje të posaçme për interesa të disa kompanive. Sipas Buxhukut,edhe paratë informale janë kthyer në një problem serioz që po dëmton biznesin e ndershëm.

Ekonomia shqiptare po vuan gjithmonë e më shumë mungesën e konkurrencës, duke vënë në vështirësi subjektet që operojnë ndershmërisht.

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se koncesionet dhe prokurimet jepen pa asnjë standard ndërsa miratohen ligje të posaçme për kompani të veçanta.

Gjergj Buxhuku: Ligje të posaçme që ndikojnë dhe veprojnë për të ndihmuar një biznes të caktuar por jo ekonominë në përgjithësi, koncesione, PPP, privatizime të drejtëpërdrejta pa gara të hapura, privatizime të cilat në një % shumë të lartë janë të drejtëpërdrejta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekonomia-ne-veshtiresi

Category

📺
TV

Recommended