Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë. Kjo për shkak se operatorët po aplikojnë çmime të arsyeshme. Kafen mund ta pish vetëm me 70 lekë. Aq kushton dhe një shishe uji e servirur në bar. Kjo ka rritur shumë numrin e pushuesve në këtë bregdet 8 kilometra larg autostradës dhe 16 kilometra larg nga qyteti i Lezhës.
?Të gjithë klientët tanë që vijnë të na vizitojnë në bregdet parkingun e kanë falas. Çmimi i shezlloneve është 300 lekë. Kafja, uji janë te 70 lekëshi në të gjithë bregdetin e Tales?.
Pushuesit thonë se shërbimet janë të njëjta me ato të zonave të tjera turistike. Ndryshimi është tek paratë që shpenzojnë.
?Është jeta më e lirë?.
Operatorët turistikë thonë se çmimet e ulëta po afrojnë çdo ditë e më tepër pushues.
?Të paktën krahasuar me restorantet e tjera jemi shumë më lirë?.
Vetëm gjatë 2 viteve të fundit pushuesit në Tale të Lezhës janë dyfishuar. Kurse këtë sezon ka nisur të funksionojë edhe hoteleria, pavarësisht se ende është e limituar.
Tv Klan