Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Do të legalizohen dhe banesat dhe objektet e ndërtuara para 1991 të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie.

Drejtori i ALUIZNIT doli sot në një prononcim për median për të sqaruar vendimin e miratuar nga qeveria për regjistrimin e Banesave të ndërtuara para vitit 1991?.

Vendimi shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të objekteve të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon.

Numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë.

Brenda dy muajsh do të krijohen sektorë pranë secilës drejtorie rajonale të ALUIZNI-t që do të merret ekskluzivisht me ndjekjen dhe zbatimin e kësaj VKM-je.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-shtator-nis-legalizimi-i-banesave-te-ndertuara-para-1991

Category

📺
TV

Recommended