Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Iso polifonia dhe vallet tradicionale kumbuan në Gjirokastër, ndërsa shtëpia shekullore e Skëndulatëve priti natën e parë të shfaqjeve të ansamblit të Popullor nën ?Sokaku i të marrëve? që do të kulmojë të këngët, vallet e traditat shqiptare tërhoqën vëmendjen e turistëve të shumtë që po kalojnë pushimet në qytetin e gurtë.

Muzika popullore, kumboi në shtëpinë shekullore të Skëndulatëve në Gjirokastër.

Ansambli Popullor dhe grupi Argjiro shfaqën aty pjesët më të mira të repertorit, duke gërshëtuar iso?polifoninë gjirokastrite dhe interpretimet e muzikantëve dhe valltarëve të Ansamblit Popullor të disa prej perlave të këngëve dhe valleve të Jugut të Shqipërisë.

Shfaqja ishte fillesa e një trilogjie, pjesë e premierës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të titulluar ?Sokaku i të marrëve? që do të përfshijë tre familje të rëndësishme gjirokastrite që në breza kanë përcjellë iso ? polifoninë gjirokastrite të vendosura në shtëpitë muze.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjirokaster-kumbon-sokaku-i-te-marreve

Category

📺
TV

Recommended