Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia Rrugore ka nisur monitorimin e rregullt me radarë në shtatë akse rrugore kombëtare për shkak të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik. Vetëm në dy ditët e fundjavës, në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e monitorimit me radarë janë hequr patentat për 49 drejtues mjetesh që tejkaluan shpejtësinë. Ndërkaq në parlament është propozuar lehtësimi i procedurave për rastet e bllokimit të lejeve të drejtimit për shtetasit e huaj, por ndryshimet në kodin rrugor kërkojnë 84 vota.
Monitorimi i akseve rrugore kombëtare me radarë ka rritur ndjeshëm numrin e drejtuesve të mjeteve të ndëshkuar për kundravajtje.
Në faqen e Policisë së Shtetit u bënë publike rezultatet e monitorimit në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi, kryesisht për shejtësi tej normave të lejuara.
Rruga interurbane që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk është e vetmja që mbikqyret me radarë, pasi edhe shtatë akse të tjera në Fier, Vlorë, Gjirokastër, e Elbasan mbikqyren në të njëjtën mënyrë me radarët e policisë rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe shmangen e aksidenteve.
Monitorimi është i vazhdueshëm përgjatë 48 orëve në në fundjavë, pasi edhe fluksi i automjeteve që lëvizin është shumë i madh, kryesisht në rrugët drejt zonave të bregdetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sezoni-turistik-radare-ne-7-akse-rrugore-monitoron-trafikun