Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Stilistja Stela Skenderaj rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh. Ajo rrëfen se si u formua në Turqi si stiliste, në një fushë që në vitet e para të demokracisë nuk ishte shumë e njohur në Shqipëri. Në punët e saj, stilistja sjell një panoramë të simboleve kombëtare, por edhe të veshjeve tradicionale shqiptare, me të cilat identiteti ynë prezantohet në nivele botërore

?Jemi një popull i vjetër, një popull që kemi mbijetuar me dhimbje ndër shekuj edhe që për simbolet kombëtare shumë njerëz kanë dhënë jetën?.

Këto janë disa nga arsyet, që stilistja Stela Skënderaj rrëfen në një intervistë për kamerën e Report Tv kur shpjegon punën që bën për veshjet me shqiponjë, por edhe me xhubletën tredimensionale. Në xhubletën e saj ka elemente folklorike, artizanale dhe mitologjike, të cilat kur lidhen së bashku prezantojnë identitetin tonë të plotë në nivel botëror.

Category

📺
TV

Recommended